Sot ka shumë fjalë. Shumë. Po pak ngrohtësi.
Flasim shpejt. Reagojmë shpejt. Gjykojmë edhe më shpejt. Dhe në fund të ditës mbetet ajo ndjesia: u tha gjithçka… por nuk u dëgjua asgjë.
Shoqëria po shkon kah kritika e përqeshja, jo kah ndihma. Sepse kur kritika bëhet tallje, ajo s’të rrit — të mbyll. Kur fjala bëhet gur, jo urë, njeriu fillon me e ruajt pamjen, jo me e tregu të vërtetën.
Sot vlerësohet jashtësia: si dukesh, si del, sa “në rregull” je. Ndërsa brenda — lodhja, frika, përpjekja, dyshimi — rrijnë si një dhomë pa dritë. Jo se s’janë aty, po se është më lehtë me fol për sipërfaqen sesa me u marrë me thellësinë.
Jo të gjithë e kanë luksin me fol lirshëm. Shumë e mbajnë fjalën në fyt, sepse e dinë çka i pret: etiketa, nënçmimi, përqeshja. Dhe kur tallja bëhet më e madhe se mirëkuptimi, njeriu hesht.
Ama ana tjetër ekziston. Shoqëria mundet me qenë vend ku rritesh, jo ku zvogëlohesh. Veç një gjë mungon shpesh: dëgjimi. Dëgjim për me kuptu. Kritikë pa poshtërim. Fjalë me përgjegjësi.
Sepse në një botë që të shtyn me u duk, ma e vlefshmja është me pas dikë që të sheh — jo si pamje, por si njeri. 🌿
✍️ Shuajb Isufi